Perdor vajin e hudhres per te pikturuar

17/04/2009 10:45

Nje piktor i ri ne Manila te Filipineve pikturon me nje boje krejtesisht te vecante.

Ai e nxjerr ate nga hudhra, permes nje teknologjie dhe per kete arsye ai njihet edhe si piktori i hudhres.
 
23- vjecari e mori frymezimin ndersa punonte ne restorantin e familjes. Piktori e skuq hudhren, e fut me pas ne mikser dhe pas perzierjes se saj perfton lenden te cilen e perdor per piktura.

Procesi i krijimit eshte i veshtire, pasi perdorimi me nxitim i lendes mund te shkaktoje njolla ne telajo.

Ne punet e tij te para piktori deshtoi pasi lengu u myk, por pasi krijoi nje ruajtes organik, pikturat mund te rezistojne deri ne 50 vjet.

E kush do ta mendonte qe muza e tij ndodhej ne kuzhine?

Top Channel