Pezullohet gjyqi i atentatorit te Mumbait

15/04/2009 11:15

Avokatja e te akuzuarit per sulmet terroriste te Mumbait eshte shkarkuar nga kjo detyre, duke shtyre edhe gjyqin e planifikuar per sot.

Eshte e paqarte se kur do te zhvillohet seanca tjeter ndaj pakistanezit Mohammed Ajmal Kasab, njeri ndaj 10 atentatoreve, qe shkaktuan 170 viktima ne sulmet e 26 nentorit.

Ne momentin qe do te niste gjyqi, avokatja e tij e tij Anjali Waghmare u shkarkua nga trupi gjykues, pasi ajo perfaqesonte edhe nje deshmitar te ngjarjes. Waghmare deklaroi se ajo nuk kishte dijeni se personi ishte deshmitar, por gjykatesi i ceshtjes argumentoi se behej fjale per konflikt interesi.

Mohammed Ajmal Amir Iman akuzohet per masaker, veprime lufte, vrasje, tentative vrasjeje dhe rrembim, ndersa rrezikon denimin me vdekje.

Top Channel