Air France-KLM do shkurtoje 3000 punonjes

15/04/2009 11:35

Kompania me e madhe ajrore evropiane Air France-KLM ka njoftuar se do te shkurtoje 2500-3000 vende pune deri ne vitin 2011.

Shkurtimet do te behen pasi kompania franko-holandeze ka shenuar nje renie me 9,4 perqind te transportit ajror ne muajin mars. Air France shkurtoi edhe 2400 vende pune gjate vitit financiar qe perfundoi me 31 mars dhe parashikon nje humbje prej 200 milione eurosh per ate periudhe.

Nuk do te rinovohen kontratat afatshkurtra dhe as do te zevendesohen punonjesit qe kane dale ne pension, per te shmangur pezullime te tjera te detyrueshme, ka njoftuar nje zedhenes.

Top Channel