Irani, plan per atentat ndaj Mubarak

14/04/2009 14:20

Nje plan i Iranit per te eliminuar presidentin egjiptian Hosni Mubarak eshte ndalur ne kohe nga sherbimet sekrete te Kajros.

Lajmin e dha sot e perditshmja izraelite “Yediot Aharonot”, sipas se ciles atentati i deshtuar ishte planifikuar te realizohej me 9 janar.

Per te vrare Mubarak ishte vene shperblim nje shume prej nje milion dollaresh.

Puna e Inteligjences egjiptiane beri qe atentati te pengohej dhe vetem pas kaq kohesh te behej i ditur informacioni.

Top Channel