Moti i keq, situate emergjente ne tendat e termetit

13/04/2009 10:35

Moti i keq ka ka krijuar nje situate emergjente ne tendat ku strehohen te pastrehet, qe humben shtepite nga termeti ne Aquila dhe rrethinat e saj.

Qe prej mengjesit te sotem vendi eshte perfshire nga erera te forta dhe reshje shiu, qe kane sjelle veshtiresi per banoret. Kjo ka shtuar punen per vullnetaret dhe trupat e mbrojtjes civile, qe duhet te pershpejtojne me kompletimin e strukturave te ngritura dhe furnizimin me te gjitha mjetet e nevojshme.

Mungojne furnizimet me mbulesa dhe soba ngrohjeje per te pastrehet, per te perballuar motin e ftohte, pasi edhe temperaturat kane shenuar renie.

Top Channel