Ne konferencen per shtyp te mbajtur para pak castesh, kryeministri Berisha ka komentuar edhe vendimin e Gjykates se Larte qe cliroi nga akuzat ministrin Lulzim Basha.
Berisha ka shfajesuar Bashen dhe ka akuzuar prokurorine qe sipas tij ka tentuar te hetoje nje akt politik, gje te cilen ai e konsideron si te pamundur.
“Ministri ka zero implikim personal, cdo gje eshte vendim i Keshillit te Ministrave. Nje prokurore e papergjegjshme mendoi se mund te gjykonte aktet politike, por keto akte nuk mund te gjykohen. Kjo nuk do te kapercehet shume lehte”, ka pohuar Berisha.
Me tej, kreu i qeverise ka akuzuar kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, i cili sipas tij ka perfitimin e tij personal kur jep lejet e ndertimit. “Rama eshte bashkepronar ne 30 pallate. Rama kur jep leje merr 2 kate”, ka shtuar Berisha.
Top Channel