Momente emocionuese në Kolumbi, vajza 3-vjeçare shpëtohet e gjallë pas më shumë se 100 orësh nën rrënoja
Presidenti Barak Obama tha se ekonomia amerikane ne krize po fillon te shfaqe rreze shprese. Sipas tij, kane nisur te regjistrohen progreset e para ne rimbekembjen ekonomike.
Por gjate nje takimi me autoritetet kryesore ekonomike ne vend, shefi i Shtepise se Bardhe kujtoi se ka ende shume pune per te bere per ta kthyer ekonomine ne normalitet.
Kostoja e perpjekjeve te fuqizimit e ka cuar buxhetin qeveritar ne nivele te larta rekord. “Ekonomia mbetet nen stres dhe administrata ka ende shume pune per te bere per te ndalur shkurtimin e vendeve te punes”, tha Obama. Deklarata u be ne fund te nje takimi me sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner dhe pjesetare te stafit te tij ekonomik, mes te cileve keshilltaret Larry Summers dhe Christina Romer.
Ne takim u diskutuan ceshtje te rendesishme, si stabiliteti i sistemit financiar, apo strategjite ne mbrojtje te ambientit. Ne bisedime ishte edhe presidenti i Federal Reserve, Ben Bernanke.
Top Channel