Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Rreth 400 milione vjet me pare Toka kaloi nje nga periudhat me te erreta qe prej krijimit te saj. Shperthimi i nje ylli prane planetit tone shkaktoi nje katastrofe te vertete ne siperfaqen e Tokes, duke zhdukur rreth 70 % te specieve.
Kjo eshte periudha e pare e zhdukjes masive te specieve per te cilen ka prova. Sipas shkencetareve, rrezet gamma dhe shirat acidike ta shkaktuar nga shperthimi shkaktuan zhdukjen e njevertebroreve per shkak te ftohjes se menjehershme globale. Astrofizikantet Brian Thomas dhe Adrian Melott kane ndertuar virtualisht momentin e shperthimit te yllit, duke e publikuar ne revisten “’International Journal of Astrobiology”.
Sipas tyre, rrezet gama te supernoves pakesuan ndjeshem siperfaqen e ozonit duke lejuar rrezet ultraviolete te depertonin ne siperfaqe. Keto reaksione derivuan kushte shume te veshtira per zhvillimin e jetes, pasi Toka u erresua dhe u ftoh shume per nje kohe relativisht te shkurter. Shperthimi i yllit ndodhi ne nje sistem rreth 6500 vjet drite larg por per fatin tone, nje fenomen i tille ndodh cdo 1 miliarde vjet prandaj nuk ka vend per alarm.
Ylli qe na kercenon me shume ndodhet ne yjesine e Shigjetarit rreth 8000 vjet drite larg. “Kjo gje nuk me shqeteson aspak. Mund te ndodhe por eshte kaq e pamundur, prandaj nuk ia vlen aspak te alarmohemi, pasi eshte njelloj sikur une te gjej nje ari polar ne dollapin tim”, shprehet Brian Thomas.
Top Channel