Komisariati i Larte i OKB-se per Refugjatet i beri thirrje Greqise te reformoje sistemin e saj te dhenies se azilit politik dhe trajtimit te emigranteve.

Sipas UNHCR, sistemi aktual nuk garanton mbrojtjen e refugjateve.

“Kerkojme me force qe sistemi i mbrojtjes se refugjateve dhe i azilit te rishikohen me shume, shume kujdes dhe qe te behen nje numer i madh ndryshimesh”, deklaroi zevendeskomisionerja e Larte, Erika Feller, ne nje konference shtypi ne perfundim te nje vizite katerditore ne Greqi.

Perqindja aktuale e dhenies se statusit te refugjatit “eshte mjaft e ulet dhe nuk perputhet me numrin e refugjateve qe vijne ne vend”, theksoi ajo.

Top Channel