Nudizmi, hapet ne Tirane ekspozita e rralle

14/03/2009 16:55

Ku i gjen Feliks Bilani femrat per t’i fotografuar nudo? Sipas miqve te tij, sigurisht jo duke i zene te dashura.

Ne fakt, nudoja artistike eshte eksploruar qe ne vitet 90 nga Alqi Golloshi dhe Leon Cika me pas, por risia e Feliks Bilanit eshte se ai vendos t’i zbuloje nudot e tij edhe per te tjeret.

Ekspozita e pare e fotografise nudo artistike zgjoi kersherine e mjaft te njohurve te fotografit, duke lene medyshazi mese nje prej tyre.

Bardh e zi, jo vetem pse bardh e zi eshte shik, por edhe sepse bardh e zi mbart forcen e kontrastit, format bujare rrezellonin erotizem.

Pjese te ndryshme te trupit femeror jane vene ne pah nepermjet lojes me ndricimin, duke realizuar ne ndonje rast nje kundradrite te arrire ne kufijte e perfektes.

Edhe ne ato raste kur ndricimi mungon, duket se zbehtia eshte kerkuar enkas: Trupi plot poezi, si i dale nga nje enderr kaotike nga ato qe vijne sidomos ne mengjes, prehet ne nje moment ctendosje.

Me pas, shfaqet ne nje pozicion kujdesi per vetveten, qe i shembellen po aq nje momenti kundrimi te vetvetes, ku femra, e ndergjegjshme dhe krenare per pushtetin erotik qe natyra i ka falur aq bujarisht, medyshet ne duhet ta zgjase edhe ca, apo tashme duhet te jepet plotesisht.

Feliksi e shtyn erotizmin ne kufijte e fantazise, kur vendos njera mbi tjetren, ose ngerthen ne nje moment pasioni, dy modele si te ishin banuese te denja te Lesbosit, ishulli grek ku poetesha Safo ne shekullin VII para Krishtit u jepte mesime erotike vajzave te reja.

Ne disa prej fotove duket qarte ndikimi i klisheve te fotografeve me te medhenj te modes. Ne fund, si kulm i perpjekjeve trupore, nje sise ngrihet lart sa ndjellese, aq edhe duke provokuar nje ndjenje te bute e te plote memesie.

Ekspozita e hapur ne sallen “Iliria” te nje hoteli luksoz ne kryeqytet do te qendroje e hapur disa dite.

Top Channel