I dashuri i ri, dhurate 10 mije dollare per Hilton

14/03/2009 11:25

Paris Hilton e harroi dhimbjen e dashurise se shkuar dhe tani ka nje te dashur te ri, Doug Reinhardt. Dashuria mes tyre ka pak qe ka lindur, por djali nuk ka vonuar ta lumturoje trashegimtaren e pasur.

Lojtari i bejsbollit i ka dhuruar Paris nje qenush qe kushton 10 mije dollare, te blere ne Japoni. E ftuar ne programin televiziv te Ellen Degeneres, Hilton ne fakt nuk pranoi te hynte ne detaje te tilla, si cmimi i dhurates.

“Me bleu nje qen, me i kendshmi qe kam pare deri sot”. Por ka nje problem, pasi kelyshet e tjere te Hilton nuk e kane pritur mire te sapoardhurin.

Paris dhe i dashuri kane kaluar edhe disa dite pushime ne Hawaii. “Ia kaluam mire, ishte udhetim qetesues dhe romantik. Pame gjithcka kishte nen uje”, tha Paris. Ajo tashme i eshte kthyer punes me regjistrimin e episodit te pare te sezonit te dyte te “My New BFF”.

Top Channel