Danny Boyle, oferte per regjine e James Bond
03/03/2009 11:10
Regjisori Danny Boyle eshte kontaktuar per te drejtuar filmin e ardhshem me agjentin sekret James Bond. Lajmin e ben te ditur gazeta britanike “The Sun”, sipas te ciles kineasti eshte thirrur nga Barbara Broccoli e EON Production.
Oferta ka ardhur pas suksesit te filmit te tij “Slumdog Millionaire”. 52-vjecari ka kembengulur ne intervistat e tij se filmat me buxhet te madh nuk jane te rendesishem per te.
Nje burim prane tij ka thene se Danny eshte njeriu i momentit dhe po bombardohet me shume oferta te studiove. Sipas skuadres se EON, vizioni i tij mund te funksionoje me se miri per look-un e ri te Bond. Nga ana tjeter Danny gjithnje eshte interesuar me shume per filmat, se per parate.
Top Channel