Dita Von Teese, tashme edhe kengetare

02/03/2009 20:00

Dita Von Teese zgjeron gamen e aktivitetit te saj ne fushen e artit, duke menduar edhe per muziken.

Gjate nje mbremjeje te organizuar nga Elton John per nje fondacion anti-AIDS, Dita ka deklaruar se para pak ditesh ka firmosur nje kontrate me nje shtepi diskografike per te publikuar albumin e saj te pare.

Deri tani ish bashkeshortja e Marylin Manson eshte kufizuar ne punen prej modeleje, ndersa ka marre pjese edhe ne disa videoklipe, por thjesht si figure. Disa nga kenget ku ajo eshte shfaqur jane, “Mobscene” nga Marilyn Manson apo Green Day.

 Duket se ka ardhur koha qe ajo te kendoje vete per te tentuar suksesin edhe ne boten e muzikes, ashtu sic kane bere edhe me pare shume njerez te kinemase apo modes. 

 

Top Channel