Boris Becker, propozim live ne televizion

02/03/2009 11:40

Propozim direkt per martese ne prani te miliona telespektatoreve. Kete menyre ka zgjedhur tenisti Boris Becker per t’i shprehur dashurine ish-te dashures, Lilly Kerssenberg.

Veren e kaluar ata ishin ndare, por Becker e ka ndare mendjen dhe ka kerkuar t’i rifitoje zemren. “Tani nuk do ta le me”, ka thene Boris pas propozimit, duke iu referuar ndarjes me modelen holandeze, me te cilen kishte pasur nje histori trevjecare. Martesa me 32-vjecaren do te behet me 12 qershor ne St. Moritz ne Zvicer.

I ftuar ne nje emision televiziv ne Gjermani, ish-kampioni i Wimbledon, pranoi se lidhja e tyre kishte pasur ulje e ngritje, por ai megjithate kishte vendosur t’i propozonte direkt.

Boris Becker ka qene me pare i martuar me aktoren dhe dizenjuesen Barbara Feltus, me te cilen ka dy femije. Ai ka gjithashtu edhe nje vajze nga lidhja me top modelen Angela Ermakova.

Top Channel