U2 kendojne ne tarracen e BBC-se

27/02/2009 21:55

40 vjet pas shfaqjes se fundit te Beatles ne tarracen e Apple of Londra, te njejten gje kane bere edhe irlandezet U2 per te kujtuar koncertin e 4 djemve nga Liverpool.

Bono & Co kane hipur ne tarracen e Bbc ne Regent Street per te dhuruar nje mini show me te cilin jane bashkuar mijera fansa. Nga pallati i larte i ndertuar ne vitet ’20, banda irlandeze ka luajtur pjese nga albumi i fundit si, “Get on your boots” e “Magnificent”, ndersa me pas jane luajtur pjese klasike so, “Vertigo” e “Beautiful Day”.

Gjate fjales se shkurter, Bono Vox ka falenderuar gjithe te pranishmit. “Ju falenderoj te gjitheve qe na keni dhuruar nje jete te mrekullueshme. Kjo eshte hera e pare qe luajme kenget tona te reja”, thirri Bono. Grupi eshte shfaqur ne forme te mrekullueshme me nje fuqi te madhe zanore dhe nje ngrohtesi te madhe, pavaresisht temperaturave te uleta te mbremjes. Show eshte transmetuar direkt ne faqen e internetit te televizionit publik britanik. 

Top Channel