DASH: Mediat ne presion

26/02/2009 01:20

Ndersa media ka qene aktive dhe pergjithesisht e pakufizuar, jane regjistruar probleme serioze me perdorimin e medias per qellime politike gjate vitit. Ky eshte konkluzioni i Departamentit amerikan te Shtetit ne lidhje me situaten e mediave ne Shqiperi.

Sipas DASH-it, ne disa raste zyrtare te larte leshuan sulme verbale serioze kunder mediave te caktuara, duke i akuzuar ato per lidhje me mafien dhe rrjetet kriminale.

Zyrtare te larte akuzuan gazetare te tjere qe ekspozuan veprime te gabuara te zyrtareve publike te lidhura me interesat e tyre personale financiare.

Megjithe qellimet e diskutueshme politike, roli investigativ i medias eshte shtuar.

Megjithese nuk ka perpjekje publike te qeverise per te mbytur kritikat nga individet, jane regjistruar raste te presionit indirekt ndaj medias.

Per pasoje e presionit ne rritje edhe gazetaret rregullisht rane pre e autocensures. Sa i perket televizioneve, me gjithe nje permiresim te lehte ne performancen e radiotelevizionit publik, profesionalizmi i RTSH-se eshte vene ne pikepyetje nga mbulimi i njeanshem pro qeveritar dhe mungesa totale e cdo forme te gazetarise investigative.

Raporti permend rastin e incidentit te 10 marsit te vitit te kaluar kur deputeti Tom Doshi sulmoi fizikisht gazetarin investigativ Besar Likmeta, gjate nje takimi per te cilin ata kishin rene dakord me pare.

Ne raport thuhet se gjate vitit 2008, per te dytin vit me radhe, vazhdoi konflikti mes qeverise dhe televizionit “Top Channel” per ambjentet.

Ne 11 dhjetor, Ministria e Brendshme i dha nje urdher Ministrise se Ekonomise per te prishur kontraten me gazeten “Tema” qe kishte qene kritike me partine ne pushtet, me arsyen e sigurise kombetare.

Raporti flet edhe per incidentin me te fundit me 7 nentor kur forca te policise ndaluan gazetarin Lorenc Vangjeli te revistes “Mapo” per ta pyetur lidhur me detajet e publikuara te nje raporti investigativ per tragjedine e Gerdecit.

Top Channel