Salma Hayek martohet me miliarderin Pinault

16/02/2009 12:35

Salma Hayek e ka kurorezuar me martese historine e saj  me miliarderin francez Francois-Henri Pinault.

Pas nje periudhe te gjate me ulje-ngritje dhe kur mendohej se dashuria e tyre kishte marre fund, cifti eshte celebruar te shtunen ne Paris.

Lajmin e ben te ditur gazeta “Le Point”. Korrikun e kaluar Hayek dhe Pinault, qe kane edhe nje vajze, njoftuan prishjen e fejeses, por ne fakt qe pas veres jane pare disa here bashke.

Pinault eshte pronar i nje serie dyqanesh te veshjeve te modes. Pasuria e tij kap shifren 15 miliard euro.

Top Channel