Festivali i Berlinit, fiton filmi peruan

16/02/2009 11:15

Ariu i Arte i Festivalit te Berlinit i ka takuar filmit peruan “The Milk of Sorrow” me regji te Claudia Llosa.

Konkurent i forte me te ka qene filmi uruguajan, “Gjiganti”, qe fitoi cmimin e madh te Jurise dhe Best First Feauture. Cmimin per interpretimin me te mire e ka fituar Sotigui Kouyate, protagonist ne “London River”, ndersa aktorja me e mire u shpall Birgit Minichmayr per filmin “Everyone else”.

Filmi me i mire i Festivalit trajton temen e grave te dhunuara, nje nga temat me te prekura ne Peru, ku numri i perdhunimeve eshte shume i larte. Per regjine me te mire eshte vleresuar Asghar Farhadi me filmin “About Elly”.

Top Channel