Brown kerkon falje per dhunen ndaj Rihannes

16/02/2009 11:05

Chris Brown kerkon falje per dhunen e ushtruar ndaj te dashures se tij, Rihanna. 19-vjecari leshoi nje deklarate, ku thoshte se fjalet nuk mund te shprehnin keqardhjen dhe trishtimin per kete ngjarje.

“Po keshillohem me priftin tim, me nenen dhe te dashurit e mi. Shume nga gjerat jane spekuluar dhe jane raportuar ne menyren e gabuar. Do te doja te flisja me shume per kete derisa te zgjidhen ceshtjet ligjore, vetem kaq mund te them”, sqaroi Brown.

Ai u ndalua nje jave me pare ne Los Anxhelos, per shkak te sulmit ndaj Rihannes. 20-vjecarja pesoi demtime ne fytyre dhe krah.

Top Channel