OST: Te premten, nderprerje energjie ne disa qytete

05/02/2009 14:50

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se te premten do te stakohet energjia elektrike ne disa qytete kryesore te vendit per shkak te remonteve qe po kryhen ne linjen 220 kilovolt Rrashbull-Tirane.

Per pasoje diten e premte rrethet Durres, Kavaje, Vlore, Lushnje dhe Fier do te perballen me mungesen e energjise elektrike per nje periudhe prej 3 oresh nga ora 12:00 e mesdites deri ne oren 15:00.

OST zotohet se brigadat e saj do te punojne per riparimin e linjes ne nje kohe sa me te shpejte ne menyre qe energjia te mos mungoje me shume se 3 ore.

Top Channel