Kate Hudson, larg kinemase per nje vit

05/02/2009 12:45

Kate Hudson ka vendosur te beje nje pushim njevjecar, per t’iu kushtuar familjes.

2009-en aktorja do ta kaloje ne rolin e nenes dhe do te rrije me shume me djalin 5-vjecar, Ryder, qe erdhi ne jete nga lidhja me 5 ish-bashkeshortin Chris Robinson. Aktorja eshte prezantuar se fundi me komedine “Bride Wars”, ku luan perkrah Anne Hathaway.

“Vitin 2009 do ta bej pushim. Kam qene shume e zene, tani ka ardhur koha te mendoj per Ryder”, tha Hudson per revisten “InStyle”.

“Chris udheton shume dhe une bej te njejten gje, por te jesh prind duhet t’i kushtohet femijes”.

Top Channel