Hathaway rigjen dashurine tak nje playboy

15/01/2009 18:50

Adam Shulman mund te kete nje reputacion jo te mire per shkak te karrieres se tij si playboy, por ky detaj pak rendesi ka per Anne Hathaway, e cila ka rigjetur lumturine ne krahet e tij.

Cifti eshte fotografuar nga tabloidi “Daily Mail” ne nje park ku po kalonin disa momente ne shoqerine e njeri-tjetrit. Nderkohe, te afermit e aktores jane te shqetesuar, pasi vetem para pak javesh ajo i dha fund historise me Raffaello Follieri-n dhe ata nuk duan qe brunia hollivudiane te pesoje nje tjeter zhgenjim.

Por mesa duket, Hathaway i ka marre parasysh pasojat ne momenetin qe ka vendosur te shetise pa asnje problem rrugeve te qytetit me te dashurin e ri.

Vetem pak dite me pare, Anne u vu ne qender te vemendjes per shkak te nje grushti te munguar ndaj nje paparaci. Kete veprim ajo e justifikoi me periudhen e veshtire qe po kalonte pas ndarjes nga Follieri.

 

Top Channel