Divorci, Madonna surprize nga Paltrow

15/01/2009 18:20

Gwyneth Paltrow eshte nje nga mikeshat me te ngushta te dives se muzikes pop Madonna dhe kete po e tregon me vepra.

Ne periudhen e veshtire qe kengetarja amerikane po kalon pas divorcit nga Guy Ritchie, Paltrow po i qendron afer ne menyre qe ajo ta kaloje sa me shpejt kete moment delikat.

Ne fakt, aktorja bionde po ben gjithcka per ta sjelle ne humor kengetaren, dhe per t’ia arritur kesaj ajo ka menduar t’i beje nje dhurate mjaft te vecante. Protagonistja e “Shakespeare In Love” i ka blere shoqes nje veshje intime mjaft provokuese te firmes “Agent Provocauter”.

“Gwyneth kerkonte thjesht te shikonte pak buzeqeshje tek Madonna, prandaj vendosi t’i dhuroje nje komplet intim te linjes sexy toys”, shprehet nje burim anonim. Bashkeshortja e Chris Martin ka planifikuar gjithashtu edhe nje fundjave te vecante ne qendren termale “Babington House” te Somerset.

 

Top Channel