Shqiperia jashte gares per “Oscar”-in

13/01/2009 22:45

Filmi “Trishtimi i zonjes Shnajder” eshte jashte gares per cmimin “Oscar” ne kategorine e filmit me te mire te huaj. Juria ka zgjedhur nente filma nga 65 gjithsej, midis te cileve ishte dhe filmi i Pirro Milkanit.

Lista e nente filmave te zgjedhur nga komisioni jane “Revanche” (Austri), “The Necessities of Life” (Kanada), “The Class” (France), “The Baader Meinhof Complex” (Gjermani), “Valzer con Bashir” (Izrael), “Departures” (Japoni), “Tear This Heart Out” (Meksike), “Everlastings Moments” (Zvicer), “3 Monkeys” (Turqi).

Jashte liste eshte edhe filmi italian “Gamorra” i bazuar ne librin e Roberto Savianos.

Me 22 janar do te behet nje tjeter perzgjedhje ku do te zgjidhen pese filmat qe do te garojne per cmimin e madh per kategorine e filmit te huaj.

Top Channel