Ish-menaxheri: Britney nuk duhet te ishte rikthyer

13/01/2009 12:35

Ish-menaxheri i Britney Spears ka deklaruar se kengetarja nuk ishte ende gati per t’iu rikthyer kenges dhe se ne zgjedhjen e saj eshte shtyre nga persona te tjere.

Johnny Wright pretendon se Britney realizoi albumin e ri vetem me qellimin per te bere para. Sipas tij, ajo duhet te ishte rikthyer, vetem pasi te kishte kaluar me shume kohe per te mbledhur bashke copezat e jetes dhe te kishte arritur ate qe vetem ajo mund ta cilesonte sukses.

“Une nuk i uroj rikthim Britney-t, por qe te qetesohet dhe te gjeje lumturine e vertete. Tere lidhjet e rendesishme te saj jane prishur. Eshte divorcuar dy here, nuk ka fituar kujdestarine e femijeve dhe e kane kthyer ne nje makine parash. Te kthehet ne biznes, jo sepse ia kerkojne te tjeret, por pasi ta ndieje vete dhe te kete arritur qetesine shpirterore”, ka thene ai. Deklarata e bere per revisten “OK”, mund te kete zemeruar menaxherin aktual te kengetares, Larry Rudolph.

Top Channel