Babai i Cannalis: Vajza ime nuk mendon kontraten

08/12/2008 10:45

“Elisabetta Canalis eshte shume e lumtur per momentet qe po kalon me George Clooney dhe gjithcka qe thuhet per nje krize te mundshme, eshte thjesht thashethem.”

Kete e konfirmon i ati i bukuroshes italiane. “Kush flet per kontrate mes saj dhe George e ben sepse kerkon ta provokoje por ajo nuk do reagoje kurre”, shprehet babai. Ai shton se mes ciftit ka respekt te sinqerte sepse Elisabetta nuk do pranonte te bente asnjehere nje gje ne te cilen nuk beson.

“Ajo nuk do te bente asnje hap me llogari te sakta. Nuk eshte ne tipin e saj”, shton ai. Zoti Cannalis pohon gjithashtu se bashkeshortja e tij eshte njohur kete vere me George. “Eshte nje njeri shume human dhe i vleresueshem per faktin si ka arritur te ndaje famen nga jeta e tij. Te behem gjysh eshte nje enderr dhe gruaja ime do cmendej nga gezimi”, mbyll deklaraten babai i ish velines.   

Top Channel