Kengetarja Natalie Cole ne pritje te nje veshke

05/02/2008 18:10

Kengetarja amerikane Natalie Cole po kalon momente te veshtira per shkak te problemeve me shendetin.

Ajo eshte ne pritje te dhurimit te nje veshke per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale. Lajmin e ka dhene vete Cole gjate emisionit televiziv “Entertainment Tonight”, ku ka pohuar gjithashtu se dhuruesi me i mundshem i veshkes eshte djali i saj, Robert.

Mjeket po kryejne ende disa analiza per te vertetuar plotesisht nese veshka e te birit te kengetares do te jete e pershtatshme. Qe prej vitit te shkuar, 59 vjecarja vuan nga nje infeksion dhe i nenshtrohet dializes 3 here ne jave. Gjithashtu ajo eshte kuruar edhe per te luftuar hepatitin C.

Natalie Cole eshte e bija e ish legjendes se muzikes jazz, Nat King Cole. Per albumin “Still Unforgettable”, ajo eshte nominuar me 3 cmime Grammy 2009 qe do te ndahen diten e diele ne Los Angeles. Albumi me i shitur i kengetares eshte ai i vitit 1991, “Unforgettable With Love”.

Top Channel