Lionel Richie: Vetëm Whitney mund të shpëtonte veten

08/03/0201 20:45

Lionel Richie ka kaluar momente të vështira për shkak të varësisë nga droga që ka pasur vajza e tij Nicole (tashmë e rehabilituar) dhe është shprehur se mikja e tij Whitney Houston ishte e vetmja që mund të shpëtonte veten e saj para se të ishte shumë vonë.

“Kur ke varësi nga droga nuk ka rëndësi nëse je një person i zakonshëm apo një divë e muzikës. Vjen një pikë kur personi i vetëm që mund të të shpëtojë është vetvetja”, thekson këngëtari për BBC.

“Kjo nuk do të thotë që familja dhe të afërmit nuk kanë rëndësi, përkundrazi”, shton Richie.

Artisti amerikan kujton se kur vajza e tij u shtrua në një klinikë rehabilitimi për të zgjidhur problemet me drogën, ai anulloi turin e koncerteve që kishte parashikuar dhe ndenji me të.

“I thashë vajzës që për mua nuk kishte asgjë më të rëndësishme se ajo. Njerëzit që kanë probleme të tilla kanë shumë nevojë për mbështetje”, deklaroi Lionel Richie.

Top Channel