Agolli: Ndeshje pozitive, s’ramë në presionin e provokimeve

05/09/2017 00:00

Agolli e ka vlerësuar si pozitive ndeshjen ndaj Maqedonisë, pavarësisht se kishim mundësi edhe ta fitonim ndeshjen ndërsa kaluam në avantazh me Roshin.

“Nuk ramë në presionin e stadiumit dhe të provokimeve. Mund ta cilësojë si pozitive këtë ndeshje me Maqedoninë”, u shpreh Agolli.

Sa i përket mënyrës së lojës, ai u shpreh se duhet të ishim treguar më agresive dhe të kishim një kontroll më të madh të topit, për ta pasur më të lehtë ndeshjen.

Kapiteni Agolli u largua nga fusha e lojës në barazimin ndaj Maqedonisë para përfundimit të takimit për shkak të një dëmtimi dhe për këtë shpresoj që të mos jetë diç serioze, ndërsa shprehet se ditën e nesërme do të mësojë edhe shkallën e dëmtimit.

Top Channel