Snajperi që vrau 33 talebanë në një mision

29/08/2017 00:00

Ndërsa shumica e 18-vjeçarëve janë në kërkim të punës së parë, të pinë nëpër festa apo të vijojnë shkollën e lart, Nicholas Irving bënte vrasjen e tij të parë në linjën e parë të frontit në Irak.

Tashmë në moshën 30-vjeçare, ai ka treguar se si ndihesh kur u jep fund kaq shumë jetëve dhe si ai jeton me pasojat e karrierës së tij.

Duke i hedhur kujtimet e tij në një libër, The Reaper, Nicholas tregon se si vrasja e tij e parë në moshën 18-vjeçare e ka lënë pagjumë atë natë.

Por kjo nuk e ka ndalur atë, e cili raportohet të ketë vrarë 33 talebanë vetëm gjatë një misioni në Afganistan, duke e shndërruar në një prej snajperëve më vdekjeprurës në historinë amerikane.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel