Sërish poker, United gjunjëzon edhe Swansea

19/08/2017 00:00

Manchester United tregoi që fitorja 4-0 ndaj West Ham-it në javën hapëse të Premier Ligës nuk ishte një rastësi.

“Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Jose Mourinho siguruan një tjetër fitore me të njëjtin rezultat, këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Swanseas.

Zhbllokimi i takimit mbërriti vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë me anë të Bailly, ndërsa në pjesën e dytë Lukaku, Pogba dhe Martial vulosën gjithçka.

Veç rezultatit, ajo që ra në sy ishte dhe paraqitja perfekte e United, që siguron pikë të plota në dy javët e para dhe ruan rrjetën e paprekur.

Top Channel