Haradinaj: Situata do sqarohet shpejt. Donim qeveri me bazë të gjerë

16/08/2017 00:00

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, – mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, – Ramush Haradinaj është shprehur këtë të mërkurë se shumë shpejt do të qartësohet situata politike në vend.

Arsyeja pse është marrë kaq shumë kohë për krijimin e institucioneve, sipas tij është interesi për të pasur një qeveri me bazë të gjerë, e jo vetëm fakti që të sigurojnë 61 votat e nevojshme.

Komentet e fundit, Haradinaj i ka bërë gjatë një konference për shtyp të AAK-së, ku prezantoi edhe kandidatët nga AAK për komunat e Pejës dhe Gjakovës.

I pyetur nëse do të jetë kryeministër i Kosovës më 1 shtator, ai u shpreh:

“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë më të gjerë, jo vetëm numerikisht me 61 vota, por me bazë më të gjerë. Mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, tha Haradinaj.

Top Channel