Fituesit e NBA, refuzojnë festën me Trump

14/06/2017 00:00

Kampionët e saposhpallur të NBA, Golden State Warriors  kanë refuzuar ftesën për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe vizituar presidentin Trump.

Ekipi i basketbollit, i Oakland, i cili drejtohet nga trajneri Steve Kerr, vendosi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve nga Trump, më 9 nëntor, se do të shmangë vizitën te presidenti, nëse do të shpalleshin kampionë.

Vendimi për të shmangur festën me presidentin, në Shtëpinë e Bardhë, është marrë unanimisht nga të gjithë pjestarët e ekipit, në formë proteste ndaj Trump.

Ky vendim, duket se është ndikuar edhe nga fjalimet anti-Trump, të trajnerit Kerr.

The Warriors mposhtën Cleveland Cavaliers, në Oakland, të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e pestë të finales dhe arritën të fitojnë NBA, për herë të dytë në tre vite.

Top Channel