Zgjedhjet në Kosovë, koalicioni “UÇK” mbyll fushatën në Prishtinë

09/06/2017 00:00

Koalicioni i ish-krerëve të UÇK-së e ka përmbyllur fushatën gjatë një tubimi në Prishtinë.

Në krye me Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si kandidat për kryeministër, koalicioni shpreson për fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Krerët e këtij koalicioni thanë se u duhet mbështetje për realizimin e planit të tyre për zhvillimin e Kosovës.

“Qytetarë të Kosovës e shqiptarë kudo ndodheni, në atdheun tonë e në diasporë. Ta shpërblejmë mundin, sakrificën dhe flijimin duke i shërbyer atdheut me nder, me profesionalizëm, pa kushte e vetëm me sakrificë”, u shpreh Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma.

“Fitorja është e Kosovës, e qytetarëve tanë. Fitorja është e fillimit të ri”, deklaroi Kadri Veseli, kryetar i PDK-së.

Fushata e këtij koalicioni është bërë me premtime për rritje ekonomike dhe zgjidhje të problemeve politike të Kosovës, bashkë me krijimin e ushtrisë së saj.

Top Channel