Sporti sfidon frikën në Manchester

27/05/2017 00:00

Sporti sfidon frikën dhe tronditjen nga sulmet terroriste. Në Manchester u zhvilluan Lojërat e Qytetit sipas planit të përcaktuar, pavarësisht ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmjen e së hënës.

Ishin të shumë personat e mbledhur në rrugët e Manchester për të ndjekur këtë eveniment që kishte mbledhur  atletët më të mirë britanikë. Rekordmenia e garës së kërcimit me shkop, holly Bradshaw argëtoi tifozët me paraqitjen e saj teksa kaloi lartësinë 4.8 m.

Aktiviteti ndodhi në një vend që ishte vetëm 15 minuta larg “Mannchester Arenës”, ku në një koncert të Ariana Grandes, Salman Abedi vrau 22 persona shumë prej të cilëve ishin fëmijë e adoleshentë.

Top Channel