Dhunë në futbollin e femrave, përjashtim përjetë…

16/05/2017 00:00

Kemi parë shpesh raste të futbollistëve, të cilët janë përjashtuar përjetë nga futbolli për shkak të dhunës së ushtruar ndaj kundërshrtarëve apo edhe arbitrit të ndeshjes, por deri tani nuk kishim parë e dëgjuar një rast ndaj një femre futbolliste të merrej një dënim kaq i rëndë.

Rasti ka ndodhur në Bosnje, ku vendimi ekstrem është marrë ndaj Silvija Sekacic, e cila ka ushtruar dhunë ndaj kundërshtares së saj Adnu Ljubanovic gjatë ndeshjes Zeljeznicar – Mladost e zhvilluar muajin e kaluar ndërsa vendimi është marrë së fundmi.

Disa foto janë kapur nga momenti kur dy vajzat janë përleshur me njëra tjetrën dhe Silvija Sekacic duket teksa tenton të godasë me grushte kundërshtaren e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel