Sa shumë operacione plastike në një ditë

10/05/2017 00:00

Donna D’Errico, bukuroshja e Baywatch është mjaft e lumtur me ndërhyrjet kirurgjikale kozmetike.

Ajo ka pranuar se ka bërë katër ndërhyrje kozmetike, lifting të krahut, barkut, heqje të dhjamit dhe transferim dhjamor në të pasme”, të gjitha këto në një ditë të vetme këtë vit.

Donna, e cila ka qënë pjesë e kopertinës së Playboy në shtator të 1995, është nënë e dy fëmijëve, 24-vjeçarit Rhyan D’Errico dhe 16-vjeçares Frankie-Jean Sixx. Ajo ka shkruar se shtatzënitë i kanë lënë pak “lëkurë të tepërt në bark”, teksa fitimi dhe humbja e peshës për disa vite i kanë lënë lëkurë të tepërt në pjesën e poshtme të krahut.

Duke folur për Inside Edition ish ylli i hitit të viteve ’90, thotë se qëllimi i saj përfundimtar është rikthimi në trupin e atëhershëm dhe ka shkruar më pas se misioni është arritur.

“Rezultati është se tashmë jam kofidente për të veshur bikini”, shkruan D’Errico duke e quajtur doktorin “skulptor dhe akt klasik”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel