Man. United triumfon ndaj Chelsea

16/04/2017 00:00

Djajtë e kuq kanë arritur të fitojnë me rezultatin , kryendeshjen e kësaj jave të Premiere League, ndaj Chelsea.

Kjo është fitorja e parë e ekipit të drejtuar nga Mourinho, ndaj atij të Contes, pas dy të parave të fituara nga londinezët.

Trajneri portugez befasoi kundërshtarin e tij sot, sepse aplikoi nëj skemë tërësisht ndryshe nga ajo e zakonshmja. Mourinho rreshtoi ekipin në fushë me skemën 3-5-2 dhe la në stol futbollistë si Ibrahimoviç e Mkhitarian, që kanë qenë titullarë gjatë këtij sezoni.

Manchester gjeti golin që në minutën e shtatë me anë të sulmuesit Rashford dhe dyfishoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me anë të Herrera-s.

Me këtë fitore, djajtë e kuq vazhdojnë të qëndrojnë në garë për një vend në Champions, ndërsa Chelsea sheh t’i shkurtohet me 2 pikë diferenca nga Tottenham i vendit të dytë.

Top Channel