Makina i kalon përsipër fëmijës, fatmirësisht shpëton

14/04/2017 00:00

Një fëmijë, jo më tepër se 3 vjeç, ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje të lehta nga një aksident që mund t’i kishte marrë edhe jetën.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shfaqet një fëmijë që i del përpara një makine. Ndërsa shoferi, i cili ishte duke biseduar në telefon nuk e ka parë atë, ka filluar lëvizjen me makinë.

Makina i ka kaluar sipër fëmijës, e kur duket se aksidenti ka një fund tragjik për të miturin ai shfaqet sërish i shtrirë në tokë duke qarë.

Pas këtij momenti pranë tij afrohet një person që e merr në krahë dhe kërkon ndihmë.

Top Channel