Rally në Korsikë, Neuville udhëheq me avantazh komod

09/04/2017 00:00

Belgu Thierry Neuville krijoi një avantazh komod në garën Rally që po zhvillohet në ishullin e Korsikës, duke shtuar besimin e skuadrës se do të triumfojë në ndalesën transalpine. 38.9 sekondat diferencë me ndjekësit, të pilotit ambicioz u favorizuan gjithashtu nga problemet mekanike të kundërshtarëve.

Në fillim, piloti nga Irlanda e Veriut, Kris Meeke e mbylli etapën me një problem në motor dhe tymin që dilte nga makina e tij, duke lajmëruar tërheqjen. Neuville, që deri në ato momente ishte në vendin e tretë, përfitoi nga zhvillimet në krye, duke u distancuar me Hyundain e tij.

Në vendin e tretë ishte shoku i skuadrës së Neuville, spanjolli Dani Sordo, ndërsa në vendin e katërt finlandezi Jari Matti Latvala. Një tjetër protagonist që pati probleme në garën ishullore ishte Elfyn Evans, me uellsianin që humbi kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë cirkuitit.

Top Channel