Paqe në derbin madrilen, Barça fërkon duart

08/04/2017 00:00

Ka përfunduar në barazim derbi madrilen mes Realit dhe Atletikos, një rezultat që i vjen për shtat më shumë Barcelonës.

Takimi i luajtur në Santiago Bernabeu u mbyll me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Los Blancos” dhe për çudi rrjetën nuk e gjeti as Ronaldo, as Benzema dhe as Bale, por Pepe.

Mbrojtësi goditi bukur me kokë një krosim të Toni Kroos dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 51. Atletiko u bë më kërkuese në sulm, por Carrasco humbi një rast të mirë i vetëm me portierin e Real.

Pak minuta pas këtij rasti, Griezman nuk gabon. Ai i vidhet mbrojtjes vendase dhe në rrëshqitje e sipër shtyn topin në rrjetë.

Me këtë rezultat, Reali vazhdon të ruajë kryesimin në La Liga me 72 pikë, 3 më shumë se Barcelona, që luan në mbrëmje ndaj Malagas në transfertë.

Top Channel