Një çiklist shqiptar në “Ronde van Vlaanderen”

02/04/2017 00:00

Në një prej garave çiklistike më të bukura të sezonit europian, “Ronde van Vlaanderen” apo “Tour of Flanders” përplas disa prej protagonistëve më të fortë të këtij sporti, me nisjen në Belgjikë.

Ndalesa flamande premton spektakël të madh me 260 kilometrat e parë, aty ku mes profesionistëve do të jetë edhe një çiklist që mban flamurin shqiptar si Eugert Zhupa.

Çiklisti që së fundmi bindi skuadrën “Wilier Triestina” për t’i dhënë një kontratë prestigjioze, do të jetë së bashku me të tjerë të ekipit nga Apeninet, për të ndihmuar në një pozicionim të rëndësishëm që në fillim.

Falë talentit të tij dhe stërvitjes që e solli për disa javë edhe në Shqipëri, Eugert Zhupa do të shërbejë si garanci për veteranët e këtij turi, si Pozzato. Provat e mira së fundmi të Zhupës, në Turin e Abu Dhabit, dhe pjesëmarrjet në “Giro d’Italia”, i kanë dhënë jo pak vlerësime personale.

Ndërkohë favoritët e garës janë vetëm 3. Kampioni në fuqi Peter Sagan, Greg Van Avermaet që mbron ngjyrat e “BMC”, kampioni Tom Boonen dhe i rilinduri Philippe Gilbert.

Top Channel