Barça “bie” në La Coruna   

12/03/2017 00:00

Barcelona e sotme ndaj Deportivos, ishte shumë larg asaj që realizoi përmbysjen historike, të martën në Champions League, ndaj PSG. 

Katalanasit dolën kokë-ulur sot ndaj vendasve të La Corunas, duke u mposhtur me rezultatin 2-1. 

Me këtë humbje, ekipi i Luis Enriques komplikon pozitën e saj në luftën për titull kampion, pasi Real Madrid ka tashmë 2 ndeshje më tepër për të zhvilluar dhe vetëm 1 pikë për të rikuperuar. 

Duket se në këtë takim katalanasit paguan lodhjen e shkaktuar nga impenjimi maksimal në ndeshjen e të martës, ndaj edhe ishin të pafuqishëm për të kërkuar tre pikët. 

 

Top Channel