Bushati: Të rinj, aktivizohuni në politikë

10/03/2017 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmi Bushati u takua me të rinj të Vaut të Dejës që votojnë për herë të parë këtë qershor, ku përcolli një mesazh.

“Dëshiroj të nxis votuesit për herë të parë për nevojën për një aktivizim më të madh në jetën politike dhe publike të vendit. Ne kemi nevojë për të rinj të arsimuar dhe të edukuar sepse sa më shume të edukohet brezi i ri, aq më e mirë bëhet shoqëria ku djali dhe vajza kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe të barabartë në shoqëri”, tha ai.

Bushati shtoi se vendi është para sfidave të mëdha, siç është reforma në drejtësi, ndaj shoqëria ka nevojë për vlera dhe modele që përfaqësojnë denjësisht vlerat tona si komb.

Top Channel