Volejboll, Partizani mposht Vllazninë në Shkodër

19/02/2017 00:00

Partizani vijon serinë e fitoreve në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Skuadra e “të kuqve” mundi në sfidën e radhës Vllazninë në Shkodër, me rezultatin 3-1, duke e çuar bilancin në 11 fitore e asnjë humbje.

Partizani ishte dominues në lojë ndaj shkodranëve dhe këtë e treguan duke fituar setin e parë me lehtësi 25-17, ndërkohë që të dytin e mbyllën me rezultatin 25-22.

Vllaznia rihapi llogaritë e sfidës duke fituar setin e tretë 25-23, por entuziazmi i shkodranëve u shua shumë shpejt. Në setin e katërt, Partizani u rikthye të dominojë në lojë, duke e mbyllur këtë fraksion me rezultatin 25-16.

Me këtë humbje, Vllaznia e sheh veten në vendin e pestë me 17 pikë, një më pak se Tirana në të katërtin.

Top Channel