Boks,Cook fiton duelin, tifozët e “hedhin” në “KO” me akull

10/02/2017 00:00

Dueli i boksit mes Brandon Cook e Steve Butler për kategoritë FIB dhe AMB në Amerikën e Veriut u zhvillua në muajin janar, por polemikat dhe skandali rreth tij është shtuar.

Cook fitoi me KO në raundin e 7 që do të përflitet për një kohë të gjatë në ambientet e kësaj disipline. Gjithçka ndodhi në momentin kur Cook ishte duke festuar fitoren me shumë entuziazëm, kur Butler i nervozuar iu afrua rivalit të tij. Pikërisht në momentin që pritej një zënkë mes tyre, dy tifozë goditen Cook me një kovë të mbushur me kuba akulli duke “e hedhur” në “knockout”.

Mësohet se policia, edhe pse me vonesë, arriti të vërë në pranga 2 spektatorë të moshës 22 e 23 vjeç, të cilët do të paraqiten në sallën e gjyqit me akuzën e agresionit. Për sa i përket Cook, boksieri kanadez mësohet se mori plagë në fytyrë dhe në kokë dhe u detyrua të largohej nga ringu së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për te evituar përkeqësimin e gjendjes. Por jo vetëm kaq, ky sulm i tifozëve në “Bell Arena” shkaktoi edhe plagosjen e 5 personave të tjerë, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Top Channel