Ndalet Man. United, City fiton bindshëm

01/02/2017 00:00

Manchester United nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola, në fushën e vet, ndaj modestëve të Hull City-t.

Ekipi i Mourinho-s nuk arriti të ruajë ritmin e ekipeve që garojnë për pjesëmarrjen në Champions, pasi la sot dy pikë të vlefshme, ku megjithë dominimin, nuk arriti të zhbllokojë ndeshjen.

Nga ana tjetër, Manchester City arriti të fitojë bindshëm, me rezultatin 0-4, në transfertën ndaj West Ham-it. Ekipi i Guardiolës dominoi takimin nga fillimi dhe arriti të shënojë tre gola që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Yaya Toure vulosi rezultatin nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, City barazoi me pikë Liverpool-in e vendit të katërt.
Ndeshja, tjetër midis Swansea-s dhe Evertonit përfundoi në barazim 1-1.

Top Channel