Kryeministrja May: Bashkë me SHBA ruajmë paqen në Kosovë

27/01/2017 00:00

Para republikanëve në Filadelfia të Amerikës, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dha zotimin për Kosovën dhe vendet e tjera, siguria e të cilave varet nga NATO.

“Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po synon ta mposhtë ISIS-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Europën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi dhe po përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë kryeministrja britanike.

Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, ndërkohë që në veriun problematik mund të dërgojë vetëm Policinë Speciale, e jo Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Top Channel