Neymar prish mallkimin, Barcelona fiton në “Anoeta”

19/01/2017 00:00

Një penallti e kthyer në gol nga Neymar në të 21’ i ka mjaftuar ekipit të Luis Enrique që të mposhtë në transfertë Real Sociedad duke thyer kështu edhe një “mallkim” për Barcelonën që nuk fitonte në “Anoeta Stadium” prej vitit 2007.

Edhe pse me një rezultat mjaft të ngushtë, Barcelona ka marrë një fitore me shumë vlera në përballjen e parë ndaj Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Luis Enrique pret i qetë ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në “Camp Nou”. Ndeshje e cila do të të përcaktojë edhe se cili ekip do të vijojë për në gjysmëfinale.

Atletico Madrid ia ka bërë akoma edhe më të lehtë vetes kualifikimin për në fazën e ardhshme të Kupës së Mbretit duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-0 Eibarin.

I pari që hapi siparin e golave ishte Griezman në të 28’, ndërsa në pjesën e dytë shënoi fillimisht Angel Correa në të 60’ dhe 8 minuta më pas Kevin Gameiro shënon golin e tretë për skuadrën e Diego Simeone.

Top Channel