Në Turqi është zhvilluar edicioni i përvitshëm i luftës mes gamileve, një traditë më shumë se 2400-vjeçare.

Rreth 100 gamile treguan aftësitë e tyre në dyluftimet 10-minutëshe në qytetin e Izmirit. Beteja përfundon kur njëra nga gamilet rrëzohet në tokë ose ia mbath.

Pronarët qëndrojnë pranë gamileve për t’i ndarë nëse ato bëhen të dhunshme më shumë seç duhet.

Një eveniment i tillë tërheq rreth 20 000 spektatorë.

FOTO GALERI
1/13
Në Turqi është zhvilluar edicioni i përvitshëm i luftës mes gamileve, një traditë më shumë se 2400-vjeçare

Top Channel